LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Paloka: Ora News bën diversion për Ramën

11 Shtator 2020, 08:35, Politikë CNA

Një ditë më parë, televizioni i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu publlikoi një lajm, sipas të cilit presidenti Ilir Meta do të lërë detyrën pas 26 prillit 2021. Pra, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në shkrim thuhej se Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend.

Por, ndërkohë në lidhje me këtë lajm ka ardhur një reagim edhe nga nënkryetarii Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se ky është një diversion i Ramës, dhe se ky i fundit ka filluar pazaret, për të marrë sa majtas e djathtas.

Pra, sipas Palokës, televizioni i trafiknatit të drogës, Xhemail Pasmaciu, i njohur me emrin Ylli Ndroqi, po bën diversion për Edi Ramën.

?Paska filluar sërish me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i dëshpëruar mund të jetë njeriu dhe sa tmerrshëm e zhysin sondazhet sa kërkon të joshë sa majtas sa djathtas. Njëhere donte të bëhej president, tani do e hiqka Meten nga presidenca e do e bëka ministër të Brendshëm.

I ke bërë llogarit gabim o i marrë po njerëzit s?janë dele. S?ka pazar që të shpëton ty dhe kriminelet që të sollen dhe të mbajnë në pushtet.

S?do ketë kurrë amnisti për ty e as per asnjë kriminel që pret të të sjelle vota ty dhe shpurës tënde.

Meta ta ka bërë të qartë se ske asnjë shans ta heqësh që aty deri sa ti mbarojë mandati. E provove dhe dështove.?-shkruan Paloka.

Pra, sipas Palokës, televizioni i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, i cili administrohet nga qeveria, por ka të njëjtin staf me paga të ulëta, ku Sonila Meço dhe Artur Zheji paguhen më pak se bodiguardët e Ylli Ndroqit, bën diversion për Ramën./ CNA.al

Televizioni i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu: Meta lë presidencën një ditë pas zgjedhjeve

Lajmet e fundit nga