LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve

11 Gusht 2020, 14:29, Aktualitet CNA

Të kesh gazetarë të punësuar, dhe t?i përdorësh ata për të shpëtuar lëkurën pasi je marrë me trafik droge, nuk je kolegu i gazetarëve, por turpësisht personi që përdor median dhe kërkon të fshihesh për krimet që ke bërë.

Edhe ata që shpresojnë se duke të mbrojtur se je pronar mediatik dhe opozitar, nuk kanë shpresë. Trafikanti i drogës është trafikant droge, nuk mund të jetë koleg i gazetarëve. Tek ?Ora News? punojnë disa dhjetra me dinjitet dhe profesionistë, siç ka dhe palaço apo idiotë që paguhen vetëm se bëjnë hije. Sërish as me ata nuk je dot koleg.

Edhe qytetarët apo opozitarët që përpiqen duke mbrojtur një trafikant droge me argumentin se gazetarët s?duhet të sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë sulm. Ka thjesht zbardhje të të vërtetave për një trafikant droge që faktet i jep SPAK dhe Interpoli.

Më në fund pas shumë vitesh u zbulua se Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu, fakt që fshihej prej tij. Ishte kaq kurajoz në zhdukjen e gjurmëve sa padiste gazetarët që i thoshin se ishte Xhemail Pasmaçiu i arrestuar për drogë.

Ka dhjetra gjyqe që i hapte duke qenë pronar TV-je dhe gjyqtarët e kishin frikë, por sot Xhemail Pasmaçiun e vërtetë nuk e konsideron më askush. Përpiqet të viktimizohet, përpiqet të shpallet koleg i gazetarëve, por në fakt kolegët e tij janë ata që janë arrestuar për drogë, por edhe të akuzuar për terrorizëm. Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është kolegu i gazetarëve, por dikush që në 30 vitet e tranzicionit kaloi nga historitë me nuska te droga.

Së fundi zgjodhi që të delironte si pronar mediash e koleg gazetarësh. Në fakt është thjesht dhe vetëm një person nën procedim nga SPAK si trafikant droge. Ata që duan ta mbrojnë, thjesht dhe vetëm bëjnë avokatinë e një trafikanti droge. Kushdo zgjedh rolin e tij, të jetë gazetar apo edhe me trafikantët e drogës që kanë shokë dhe ushtarë besnikë. Quhen pjesë e mafies.

Ka që zgjedhin të jenë gazetarë, ka që zgjedhin të jenë edhe përdorues edhe ushtarë të trafikantëve të drogës. Nën efektet e mallit mund t?i quajnë edhe trafikantët kolegë. Çfarë s?ka bërë vaki! /CNA.al

Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Reagon Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Unë e bëra kryemistër Ramën e kryetar bashkie Veliajn

Foto-fakt/ Ylli Ndroqi për të fshehur Pasmaçiun, zhduku mbiemrat e prindërve edhe nga varret?!

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Koha që Ora-News të publikojë dosjen e drogës të trafikantit Xhemail Pasmaçiu

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

Ora News të publikojë dosjen Pasmaçiu/ Trafikanti me ushtri gazetarësh

Lajmet e fundit nga